Basel ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve

Skuadra zvicerane Basel ka rrëmbyer pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Kampionëve, pas fitores 1:0 ndaj Manchester Unitedit.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi Lang në minutën e 89’.

Pas kësaj fitoreje Basel merr pozitën e dytë më 9 pikë, 3 më pak se sa Unitedi në vendin e parë dhe me pikë të barabarta me CSKA Moscow.