Sulmuesi argjentinas, Sergio Aguero ka hyrë në histori të Manchester Cityt, duke u bërë edhe golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës

Me golin e shënuar në fitoren 2:4 ndaj Napolit, Sergio Aguero ka thyer rekordin 79 vjeçar të Eric Brook, si golashënuesi më i mirë në histori i Manchester Cityt.

Aguero tashmë ka arritur në kuotën e 178 golave për Cityn, një më shumë se sa legjenda Brook.

Argjentinasi këtë shifër e ka arritur pas gjashtë viteve të kualuara në City, ku u transferua në vitin 2011 nga Atletico Madrid.