Strakosha dhe Immobile kanë vazhduar kontratat me Lazion deri në vitin 2022.

Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, Lazio ka bërë të ditur se ia ka vazhduar kontratat dy lojtarëve që po shkëlqejnë këtë edicion.

Bëhet fjalë për portierin e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha si dhe sulmuesin italian, Ciro Immobile.

Strakosha dhe Immobile do të jenë pjesë e Lazios deri në vitin 2022.