Leicester City ka shkarkuar trajnerin Craig Shakespeare pas rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni

Skuadra e Leicesterit renditet vetëm në vendin e 18 pas tetë xhirove të para, duke mos fituar në gjashtë ndeshjet e fundit.

Drejtuesit e skuadrës për këtë kanë fajësuar trajnerin Shakespeare, të cilin e shkarkuan pas vetëm katër muajsh.

Shakespeare drejtimin e skuadrës e kishte marrë në muajin shkurt, pas shkarkimit të trajnerit Claudio Ranieri, ndërsa kontratë tre vjeçare kishte nënshkruar vetëm në qershor