Daniele De Rossi është larguar nga Përfaqësuesja italiane për shkak të problemeve në menisk.

Lajmi është zyrtarizuar nga Federata Italiane, ndërsa vendin e De Rossit do ta zë mesfushori i Interit, Roberto Gagliardini, shkruan ‘Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Përveç De Rosit, trajneri i Italisë, Ventura në duelin kundër Shqipërisë nuk do të ketë të gatshëm: Marco Verrattin, Belottin dhe Antonio Candrevan.

Në këtë situatë, për të zëvendësuar Belottin dhe Verratin, trajneri Ventura grumbulloi në ekip sulmuesin e Chievos, Roberto Ingleze dhe mesfushorin e Cagliarit, Nikolo Barrela.

Mesfushori veteran ndjen dhimbje pasi ka luajtur 90 minuta në fitoren e Romës kundër Milanit.

Comments are closed.