Hermes Nikaj, i njohur me emrin e “artit” Zogu i Tiranës”, është një personazh i cili tërheq gjithmonë vëmendje. Sot ai ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit në “Ora News” ku ka folur për komunitetin LGBT. Sipas Zogut, paragjykimet ata ja vendosin vetes, pasi askujt nuk i bëjnë më përshtypje.

“Unë mendoj se komuniteti LGBT në Shqipëri e paragjykon vet veten, sepse sot nuk i bën më përshtypje njeriu. Ata janë shumë të integruar në shoqërinë shqiptare. Janë në pozicione shumë të mira pune mes nesh. Nuk i bën përshtypje më askujt, edhe pse mund të jenë biseksual apo gay. Janë të fshehtë dhe i kemi kudo, edhe pse nuk e dimë. Mund të them se 50% e shqiptarëve janë të tillë”, u shpreh Hermes Nika.