Konstansa Urbano de Sousa shpjegoi se ka vendosur të largohet për të ruajtur në këtë mënyrë “dinjitetin e saj personal”. Ministria e drejtuar prej saj është përgjegjëse për zjarrfikësit dhe Agjencinë vendase të Mbrojtjes Civile, që të dyja të kritikuara ashpër për mënyrën e menaxhimit të situatës.

Zjarret masive shkaktuan  41 viktima. Të lënduarit janë me qindra. Për Portugalinë, kjo ishte tragjedia e dytë e këtij lloji brenda vitit, pas zjarreve të fuqishme të muajit qershor, që vranë më shumë se 60 persona.