Zjarret, të cilat shpërthyen në pjesën veriore të shtetit amerikan Kalifornia, i shkatërruan një numër të madh të kantinave të verës dhe dhjetëra plantacione të marihuanës.

Të paktën 31 plantacione me marihuanë janë shkatërruar në tërësi, shumë të tjerave u është shkaktuar dëm i caktuar, ndërsa pritet numri i tyre të rritet kur autoritetet t’u lejojnë fermerëve të kthehen në pronat e tyre.

Në kohën e shpërthimit të zjarrit, kultivuesit e marihuanës përgatiteshin të fillojnë korrjen e re të rëndësishme, pasi që në Kaliforni, nga janari do të lejohet shitja e marihuanës për qëllime rekreative.

Për dallim prej verarive, kultivuesit e marihuanës nuk kanë mundësi t’i sigurojnë mbjelljet e tyre, pasi që bima akoma është në listën e substancave të ndaluara sipas ligjit federal të SHBA-së.

Pritet që dëmi i shkaktuar të mos ketë ndikim më të madh ndaj tregut të marihuanës në Kaliforni, pasi mijëra kultivues nuk kanë pësuar dëm.