Një zjarr i madh pyjor shpërtheu në Kërçovë, nën majën e malit Dovra Voda. Terreni është i pakalueshëm, ndërsa stihia e zjarrit po përhapet me një shpejtësi të madhe.

Zëdhënësi i Komunës së Kërçovës, Emin Nasufi, informoi se në atë zonë digjet bari i thatë dhe se pjesëtarët e njësitit zjarrfikës nga Kërçova së bashku me përfaqësues të ndërmarrjes pyjore publike “Lopushnik” po përpiqen ta shuajnë zjarrin në atë zonë.

Terreni është i pakalueshëm dhe do të mbeten atje derisa është e nevojshme, ndërsa në varësi të situatës nuk përjashtohet mundësia të kërkohet edhe intervenim të aeroplanëve zjarrfikës.