Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se Dani Carvajal është shëruar dhe ka nisur procesin e rikuperimit

Zinedine Zidane gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar se mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal shtë shëruar plotësisht nga lëndimi.

Carvajal është duke munguar që disa javë, shkaku i një virusi që i kishte prekur edhe zemrën, por kjo tashmë është e kaluar.

“Sot Dani ka nisur të stërvitet me biçikletë dhe do të marrë kohën e tij, por ne jemi të lumtur se ai është shëruar plotësisht”, tha fillimisht Zidane gjatë konferencës për media.

“Doktorët nuk duan të nxitojnë, por ai ka nisur fazën e rikuperimit, pas largimit të virusit dhe shumë shpejtë do të jetë gati”.

Përveç Carvajal, Reali të lënduar i ka edhe Kovacicin, Bale dhe Keylor Navas.