Zidane thotë se këtë sezon La Liga do të jetë shumë më ndryshe se viteve të kaluara.

Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane, skuadra e të cilit është shtatë pikë prapa Barcelonës pas vetëm shtatë xhirove, thotë se këtë edicion La Liga do të jetë shumë më ndryshe.

“Është e vërtetë se kampionati do të jetë shumë e më i vështirë. Nuk mendoj se do të jetë luftë mes dy apo tri ekipeve”, u shpreh Zizu.

“Shumë skuadra kanë bërë ndryshime, janë përforcuar shumë dhe po luajnë mirë, andaj do të jetë shumë më vështirë, një kampionat për t’u shijuar. Kjo është e mirë pasi vërteton se kjo Ligë është më e forta në botë dhe do të jetë më kompetitive këtë vit”, theksoi mes tjerash Zidane.