Real Madrid ka identifkuar pasardhësin e Zinedine Zidane.
Real Madrid është shumë i kënaqur me punën e deritashme të trajnerit Zinedine Zidane.

Por, “Los Blancos” njëkohësisht mendon edhe për të ardhmen.

Mediat spanjolle raportojnë se klubi nga Santiago Bernabeu ka identifikuar pasardhësin e Zidane në rast të largimit të francezit në verën e vitit 2018, përcjell “lajmi.net”.

Drejtuesit e Real Madridit pëlqejnë dhe do të tentojnë angazhimin e gjermanit Joachim Low.