Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pa ndeshjes me Tottenhamin ku barazuan 1-1.

Raphael Varane shënoi në portën e tij, ndërsa Cristiano Ronaldo barazoi nga penalltia.

“Ky është një rezultat normal, pasi luajtëm kundër një skuadre të madhe”.

“Tottenham luajti mirë dhe ne do të tentojmë të fitojmë në Wembley”, ka thënë Zidane.

Trajneri u pyet pas ndeshjes edhe për zëvendësimet.

“Nuk do të beja ndryshime nëse do të bëhej diferenca”.

“E futa në lojë Asension pasi Benzema ishte pothuajse i lodhur”, ka deklaruar Zidane.