Nje zhytëi anglez i cili ishte duke peshkuar në Australi,  ka notuar tre orë për të shpëtuar nga peshkaqeni qe po e ndiqte.

34 vjeçari Joh Craig i cili ishte duke peshkuar me fuzhnjë në Gjirin e Peshkaqenëve, 800 kilometra në veri të qytetit Perth, por kur doli mbi sipërfaqen e ujit nuk arriti ta shohë varken,. ku ndodhej edhe një mik i tij.

Craig ishte duke kërkuar ndihmë përreth, por vërejti se po i afrohej një peshkaqen dhe menjëher nisi të notojë drejt bregdetit.

Ai notoi të paktën 7.5 kilometra për tre orë deri në Parkun Kombëtar “Francois Perron” .

Pasi mbërriti në breg, Craig ka ecur deri në fushën e kampit duke kërkuar ndihmë.

“Isha i tmerruar. Mendova se do të jem ushqim i një peshkaqeni në një vend të panjohur”, thotë Craig, një zhytës me përvojë. Ai  është vendosur në Australi para dy vitesh.