Në zgjedhjet presidenciale në Slloveni, sipas rezultateve në bazë të 90 për qind të votave të numëruara, presidenti aktual Borut Pahor ka fituar 47,20 për qind të votave.

Ai do të shkojë në raundin e dytë me prefektin e Kamnikut, Marjan Sharec, i cili ka fituar 24,91 për qind të votave.

Sipas agjencisë së lajmeve sllovene STA, dalja në votime ishte 42,02 për qind.