Rezultatet pas zgjedhjeve të sotme lokale e rendisin LDK’në e Isa Mustafës si partinë e parë në vend. PDK mbetet e dyta e ndjekur nga VV.

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu thotë në Klan Kosova se partia më e madhe në vend është LDK me 210 mijë vota. Kjo sipas rezultateve të zgjedhjeve të sotme lokale.

PDK e Kadri Veselit renditet e dyta me 140 mijë vota, 70 mijë më pak se partia e Isa Mustafës.

Me 80 mijë vota më pak se partia e parë renditet Vetëvendosja e cila ka marrë 130 mijë vota.

E katërta në radhë vjen AAK e Kryeministrit Ramush Haradinaj e cila ka marrë 100 mijë vota.