Një javë para mbajtjes së Zgjedhjeve , klubi I deputetëve në Kuvend në bashkëpunim me Institutin Nacional Demokartik organizoi promovimin e kandidateve femra për kryetare komunash. Në këto zgjedhje, për kreun e Komunës kandidojnë gjithsej 15 femra nga të gjitha partitë politike.

Nëse në zgjedhjet e kaluara kemi folur së kishte 26 femra kandidate për kryetare komunash, sot fatkeqësisht duhet të konstatojmë se ka vetëm 15. Si gra shkojmë një hap përpara në politikë, por sërish mendoj se ky numër nuk është për tu lavdëruar dhe nuk guxojmë të lëvdërohemi shumë, por kemi një numët të madhë femrta bartëse listash- tha Daniella Rangellova, VMRO-DPMNE.

Anketat që kemi realizuar tregojnë se popullata është shumë përpara partive. 59 % e popullatës aspak nuk mbajnë llogari për përfaqësimin gjinor. 23 % janë shprehur se preferojne gjininë femërore ndërsa 16 % gjininë mashkukllore për kryetar komunash. është koha për ndryshime në Maqedoni. është koha që Maqedonia ta arrijë Evropën. Gratë nuk janë mjaftueshëm të kënaqura të jenë vetëm bartese të listave- deklaroi Kris Henshou, IND./alsat-m