Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, sot do të realizojë vizitë njëditore pune në Republikën e Kosovës, ku do të realizojë një sërë takimesh me përfaqësuesit e kreut shtetëror të Republikës së Kosovës.

Siç kumtoi SÇE, Fillimisht Osmani do të mbajë takim me presidentin e Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, më pas me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Vejseli, si dhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Osmani do të mbajë takim edhe me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Në takime do të hapen çështjet për bashkëpunim të ndërsjellë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, iniciativat rajonale për bashkëpunim, si dhe perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025 do të jenë edhe tema e adresimit të zëvendëskryeministrit, Bujar Osmani para studentëve të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Prishtinë

Nikoqir i Osmanit do të jetë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, me të cilin është paraparë edhe konferencë e përbashkët për shtyp.