Edhe pse Lëvizja Besa vazhdimisht është munduar t’a quajë spekulim informacionin për marrëveshjen mes saj dhe VMRO-DPME-së në raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve lokale, faktet flasin të kundërtën. Nga sa shihet nga kjo foto marrëveshja mes këtyre dy subjekte politike mbahet sekrete për opinionin, por jo edhe për shtabet.

Afishja e vendosur në murin e një prej shtabeve të VMRO-DPMNE-së, ka numrin zgjedhor të partisë së Kasam Bilallit, në mënyrë që anëtarët dhe simpatizantët të mos harrojnë se kë duhet të votojnë.  Ndërkohë që Besa dhe përfaqësues të saj në debate publike vazhdimisht e kanë hedhur poshtë koalicionimin me partinë e ish kryeministrit Gruevski.