Ka diçka të ngjashme tek fytyra dhe gjoksi i kësaj femre në këtë skicë prej karboni: mos ndoshta është versioni nudo i Mona Lizës?

Një komision nga qeveria franceze është duke analizuar këtë skicë të Leonardo Da Vincit në laboratorin e Luvrit, muzeu ku qëndron e varur piktura më e famshme në botë, ajo e Mona Lizës, për të kuptuar nëse vetë gjeniu e ka pikturuar atë para kryeveprës të shekullit të 16-të

Skica, që më parë i atribuohet studentëve të Leonardos, është pjesë e një koleksioni në muzeun Musee Conde du Domaine de Chantilly në veri të Parisit. Quhet Mona Vanna, raporton BBC, transmeto gazetametro.net

Kuratori i muzeut, Mathieu Deldicque, tha në televizionin e BFM të premten se ka shenja që është vizatuar nga vetë Leonardo.Ai vuri në dukje pozicionin e duarve të subjektit dhe “buzëqeshjen enigmatike”, por pranoi dallimet, duke përfshirë mënyrën se si mban gjoksin e saj dhe stilin e flokëve.

Historianët e arteve besojnë se Leonardo ka pikturuar një version lakuriq të Mona Lisës.
“Ne e dimë se da Vinçi krijoi një version lakuriq,” tha kuratori, “por nuk e dimë ku është puna e mjeshtrit”.“Ka dy misteret rreth kësaj skeme”, tha ai. “Autori, dhe kuptimi i këtij portreti lakuriq.”Qendra qeveritare për kërkimin dhe restaurimin e Muzeve të Francës thotë se ekspertët e saj po studiojnë skicën dhe se do të qëndrojnë jashtë syrit publik derisa ekzaminimi të përfundojë.