Në studion e emisionit “Opinion”, kryeministri Edi Rama u pyet se kush është personi që i bqri presion për shkarkimin e Saimir Tahirit në fund të mandatit të parë.

I pyetur nëse ishte presioni i Metës apo ndërkombëtareve Rama u përgjigj: Vetëm një njeri mund te më bëjë presion. Ai është Zaho Rama.

Pse e shkarkuat Saimir Tahirin 3 muaj para zgjedhjeve? Më thoni të vërtetën, nga presioni ndërkombëtarëve apo nga presioni i Ilir Metës?

Edi Rama: Është e vërtetë që ka një njeri në këtë botë që më bën presion. Por s’është as ndërkombëtarë e nuk quhet as Ilir Meta, quhet Zaho Rama.