Paolo Valeri është emëruar si gjyqtari i ndeshjes të së shtunës ndërmjet Milanit dhe Juventusit.

“Rossonerët” do të presin kampionin në San Siro këtë vikend, megjithëse ata do të jenë në mungesë të ish mesfushorit të Juventusit, Leonardo Bonucci, i cili është suspenduar pas goditjes me bërryl ndaj Aleandro Rosit, transmeton portali arbresh.info.

Gjyqtari Paolo Valeri

Gjyqtari Paolo Valeri

Sot (e enjte), Serie A ka njoftuar s Paulo Valerdi do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes pasi ky kishte drejtuar edhe Diavolon në disfatën e tyre 2 me 0 ndaj Sampdorias në shtator.

Luca Pairetto është zgjedhur për ndeshjen Napoli – Sassuolo, ndërsa Claudio Gavilluci do të udhëheq në udhëtimin e Interit ndaj Veronas.

Gjyqtarët e xhiros së 11-të në Serie A:

  • Benevento-Lazio – Piero Giacomelli
  • Crotone-Fiorentina – Fabio Maresca
  • Verona-Inter – Claudio Gavillucci
  • Milan-Juventus – Paolo Valeri
  • Napoli-Sassuolo – Luca Pairetto
  • Roma-Bologna – Michael Fabbri
  • Sampdoria-Chievo – Daniele Doveri
  • Spal-Genoa – Daniele Orsato
  • Torino-Cagliari – Gianpaolo Calvarese
  • Udinese-Atalanta – Gianluca Rocchi