Pak nga pak po zbulohen detajet nga emisioni më i ri që do të startojë në Top Channel me moderatore Luana Vjollcën.

Pas emrit dhe ditës kur do të transmetohet, më në fund u zbulua edhe emri i emisionit. Kjo është bërë e ditur nga vetë autori i emisionit, Blendi Salaj i cili teksa ka postuar këtë foto me Luanën, zbulon që emisioni do të titullohet “Shiko kush luan”.