Rochus Misch ishte truproja personale e Hitlerit, ai ishte njeriu i parë që pa trupin e pajetë të diktatorit nazist.

Në autobiografinë e tij Misch shkruan se diktatori i tha pak para se të vriste veten se donte që trupi i tij digjej.

Hitleri ndodhej në bunker, më 30 prill 1945-ës, kur Gjenerali Keitel i dha mesazhin se ushtria nuk arriti të thyejë rrethimin sovjetik në Berlin dhe se fundi i Luftës së Dytë Botërore ishte i pashmangshëm.

Hitleri i kishte rrëfyer si amanet të fundit se, nuk donte që trupi i tij të keqtrajtohej publikisht, siç ishte bërë me Musolinin dhe se donte që kufoma e tij të digjej.