Shumë pluhur u ngrit lidhur me prezencën e profesorit të njohur Adnan Ismaili në Konventën e PDSH-së edhe pse ai në opinionin quhet “bossi”, ose “financuesi” i Lëvizjes Besa.

Nuk ishin të pakta shkrimet se ka pasur përçarje në Lëvizjen Besa, prandaj Ismaili i është bashkangjitur PDSH-së. Mirëpo tani ekskluzivisht portali TetovaSot mëson se shkak për prezencën e Adnan Ismailit, pronar i shtëpisë botuese “Logos A”, te konventa e PDSH-së, ka qenë miqësia e tij e ngushtë me kryetarin tahmë të ndjerë të kësaj partie, Arbër Xhaferi.

Deri sa ka qenë gjallë Xhaferi ia ka lënë amanet Ismailit që të kujdeset për PDSH-në nëse kjo parti dobësohet, prandaj Ismaili e ka çuar në vend këtë amanet, duke nderuar PDSH-në me prezencën e tij në Konventën e PDSH-së. Ismaili nuk ka kurrfarë funksioni në Lëvizjen Besa, edhe pse thuhet se ai është “boss” i kësaj partie./TetovaSot/