Tom Doshi vijon të jetë deputetimë me më shumë të ardhuraedhe për vitin 2016″>2016.

Open Data Albania ka renditur deputetët e Kuvendit të shkuar (një pjesë e madhe të e të cilëve janë sërish deputetë) sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2016″>2016.

Në hulumtimin e saj ODA, i cili është bërë mbi bazën e deklarimit të pasurisë nga vet deputetët, ka bërë renditjen dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave të çdo deputeti, e në fund ka bërë edhe një renditje për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2016″>2016.

Në listën e deputetëve të hulumtuar nga ODA, mungon deputeti Armando Prenga, i cili ka dorëzuar mandatin e deputetit në shkurt 2017 dhe deputeti i ndjerë Gjovalin Kadeli, i cili ka ndërruar jetë.

Renditja është bërë për disa kategori të ardhurash dhe përfitimesh, si: të ardhuranga angazhimi në detyrën e deputetit dhe angazhime të tjera profesionale; të ardhura nga bonuse; pjesëmarrje në borde apo komisione; të ardhura nga interesa bankare depozita, obligacione, bono thesari, tituj financiarë dhe të tjera forma të aktivitetit financiar; të ardhura nga qiradhëniet; të ardhura nga çelje trashëgimie; të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje ekonomike; të ardhura të personave të familjes; dhurata apo hyrje financiare për shkak të shlyerjes së detyrimeve kontraktore dhe jo vetëm, nga persona të tretë.

Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit deputet, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipërshënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Tom Doshi pasuar nga Anastas Angjeli dhe Astrit Veliaj.

Doshi ka deklaruar si të ardhura për vitin 2016″>2016 149 milionë lekë të rinj, Angjeli 43 milionë lekë të rinj dhe Veliaj 34 milionë.

I katërti në këtë listë renditet Gramoz Ruçi me 22 milionë lekë të ardhura, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha renditet i gjashti me 21 milionë.

Ndërsa Edi Rama është renditur i 14-ti me 13 milionë lekë të ardhura, një vend poshtë Ben Blushit, i cili po ashtu ka deklaruar 13 milionë lekë të rinj.