Edhe Zaiminës i zbulojnë padashje gjininë e bebit. Lajmi për shtatzëninë e saj u bë publik në media përpara se vetë ajo ta konfirmonte. Edhe pse nuk kanë kaluar shumë kohë që kur vetë Zajmina e konfirmoi shtatzëninë e saj, tani na zbulohet edhe gjinia e bebit.

Në një video që ajo ka publikuar në instagram, ka qenë pikërisht një prej mikeshave të saj, që na ka shuar kureshtjen në koment. “Me dashuri ardhtë princesha plotë jetë dhe shëndet” – i shkruan ajo Zajminës, duke na lënë të kuptojmë që është në pritje të një vajze.

Para disa ditësh edhe Ami na zbuloi paashje se është duke pritur një vajzë. Mesa duket vajzat e showbizz-it e paskan bërë me fjalë për të na mbushur me vajza.