Pasi u mundua të mbante larg mediave faktin se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, këngëtarja e njohur nuk fsheh më lumturinë.

Zaimina Vasjari ka pranuar publikishts se është  24 javë shtazënë.

Edhe pse në muajin e 6 të shtatzënisë ajo shfaqet në super formë. Në instagramin e saj Zai ka publikuar një foto teksa është duke bërë konsultat rutinë me mjekun e saj.

‘.Jam shume e lumtur qe nje mjek ne nivelin tuaj po perkujdeset per mua dhe bebin tim gjate kesaj shtatezanie duke me bere qe te ndjehem e perkedhelur e sigurt dhe te perjetoj nje ndjesi te mrekullueshme duke shijuar cdo moment te kesaj pritjeje te embel. Ju jam mirenjohese pafundësisht .#24weekspregnant’-shkruan Zajmina krah fotos së publikuar.