Jo shumë ditë më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari kishte konfirmuar lajmin se është shtatzënë.
Por, ajo për çka u përfol ishte çështja e dyshimit rreth asaj se këngëtarja kishte deklaruar që është në muajin e gjashtë, kurse barku i saj është fryrë shumë pak, shkruan lajmi.net.

Madje, ajo këto ditë ishte shumë aktive me publikimin e fotografive në të cilat shfaqej me veshje të ngushtë që edhe më tej thellonte dyshimet.

Por, kësaj radhe ajo ka vendosur që ta zbulojë tërësisht barkun duke u shfaqur me një vallëzim përmes një videoje që postoi në rrjete sociale.

 “Duke i mësuar ca lëvizje bebes time”, ka shkruar këngëtarja mbi video duke e treguar nga afër barkun e fryrë.

Learning my baby some moves #musicaly

A post shared by Zaimina Vasjari (@zaimina_vasjari) on