Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, z. Zoran Zaev sot vizitoi qytetin e Gostivarit dhe bashkë me Kryetarin e Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta në sheshin e qytetit mbajtën fjalime para qytetarëve të Gostivarit.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, z. Zoran Zaev në fjalimin e tij potencoi që me Nevzat Bejtën janë miq të vjetër dhe se në Gostivar ndodhet për t’i dhënë mbështetje në realizimin e programit parazgjedhor si Kryetar i Gostivarit.

“Erdha sonte të kërkoj mbështetje. Gostivari vite më parë ndodhej në situatë të palakmueshme.  Kishit Kryetar komune i cili publikisht fliste për atë që nuk bënte, por dinte edhe të lavdëroi atë që bënte dhe paraardhësin tim e vendosi në pozitë të palakmueshme. Unë kam ardhur sot  këtu të kërkoj mbështetje por edhe të jap fjalë! Nevzat Bejta është shoku im, miku im i mirë! Kaluam shumë sfida së bashku. Në vitin 2005 me fillimin e decentralizimit filluan garat në mes komunave. Strumica ime llogaritej ndër më të suksesshmet. Dy herë pësuam humbje nga Nevzat Bejta dhe Gostivari”, tha Zaev.