Në Tetovë, kryeministri Zoran Zaev, sonte ka përsëritur deklaratën për bashkëpunimin LR-PDSH-BESA-VMRO, ndërsa ka akuzuar se ndryshe nga marrëveshja e fshehtë e Ziadin Selës me partinë e Gruevskit, koalicioni BDI-LSDM është më transparenti i mundshëm që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë, raporton TetovaSot.

“Si Qeveri, kujdesemi që këto zgjedhje të kalojnë në një atmosferë demokratike, ndërsa kur jemi te koalcionet, më duhet të pranoj se kemi një situatë jo të zakonshme me nje partner koalicioni. Po shohim se Ziadin Sela ka lidhur koalicion me Lëvizjen BESA dhe me VMRO-DPMNE-në, është e drejtë e tij, megjithëse ndryshe nga Sela, ne me BDI-në bëmë koalicion në mënyrën më të mundshme transparente, pa fshehur asgjë, sepse pikë së pari besojmë në ardhmërinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, është shprehur kryeministri Zoran Zaev pas mbështetjes që ai i dha kandidaturës së kryetares së Tetovës, Teuta Arifi. Pas zgjedhjeve lokale, ka shtuar Zaevi, do të shohim rrjedhën e koalicionit qeverisës edhe me LR-PDSH-në./TetovaSot/