Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot do të jetë mysafirë në Tetovë ku do të takohet me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Takimi do të mbahet në një kafe të Tetovës rreth orës 18.00 ku Ahmeti dhe Zaev do të shijojnë kafen dhe fitoren e radhës që i pret me 29 tetor.

Zaev dhe Ahmeti janë edhe partner koalicioni dhe janë dy liderët që kanë bërë koalicon publik dhe populli në Maqedoni ju dha besimin njerëzve të këtyre dy partive politike duke shënuar fitore të madhe me 15 tetor në zgjedhjet lokale.

Siç mësohet edhe në rrethin e dytë pritet që fitojra të jetë absolute për të dy partitë në të gjithë komuna ku garojnë si partner koalicioni. /TetovaSot/