Jetë për të gjithë në një Veles më ekonomik dhe më të zhvilluar me infrastrukturë më të mirë, rregull në qarkullim, projekte për mjedis më të shëndetshëm dhe të pastër jetësor, rrugë të reja, ujësjellës, kanalizime, përkrahje për sportin dhe për zhvillimin e biznesit.

Premtime të tilla u dërguan në tubimin e sotëm në Veles të Koalicionit “Jetë në Maqedoni” nga kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, kandidat për kryetar komune Ace Kocevski dhe bartës i listës së këshilltarëve Nenad Kostiq.

“Keni kandidatë të shkëlqyer me program të shkëlqyer, Veles është qendra e Maqedonisë, lajmëtar i ndryshimeve. E di që Velesi fiton dhe do të jetë lider në Maqedoni” tha Zaev duke premtuar përkrahje maksimale nga Kuvendi dhe Qeveria për realizimin e projekteve për zhvillimin e komunës.

Zaev theksoi se Maqedonia ka zgjedhje jo të përditshme, të rëndësishme nga dy aspekte. Përmes votës suaj, citoi, përmes përzgjedhjes për kryetar komune do të merrni vendim në cilin drejtim do të lëvizë Maqedonia, por shumë më e rëndësishme është edhe për shkak të rëndësisë që ka  komuna në jetën e përditshme të qytetarëve.

Duke i paraqitur prioritetet për Velesin, Kocevski  tha se do të jetë kryetar komune për të gjithë, paratë nga buxheti do t’i shpenzojë  vetëm për prioritetet e duhura dhe se Velesi do të jetë komunë pa korrupsion.