Vetëm një Maqedoni e përbashkët ka ardhmëri. Evropa themelet e saja i vendos ndaj diversitetit, kjo është pasuria jonë, erë në shpinë, përparësi e jona, e jo dobësi e jona. Tetova multietnike do të vazhdojë ta përcjell porosinë për Maqedoni multientike, t’i rrumbullaksojmë ndryshimet në Maqedoni, porositi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në mitingun e sontëm në Tetovë.

“Jam i gëzuar që në Tetovën multietnike, Maqedonia është një dhe së bashku jemi shembull që do të shkëlqejë në Maqedoni. Askush nuk humb asgjë, nëse dikush merr ndonjë të drejtë, Do të vijë koha kur të gjithë do të krenohemi me Republikën tonë të Maqedonisë të vetme”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se ndryshimet duhet të përfundojnë në Maqedoni dhe, siç tha, “së bashku dhe unik Maqedonia do të shkojë përpara dhe asgjë nuk do të mund na ndalojë para nesh”.

Zaev iu falënderoi tetovarëve për mbështetjen, siç tha, në luftën kundër regjimit. “Qëndruam dorë për dorë në një besim për Maqedoni më të mirë, në të cilën do të qeveris liria, demokracia, rrëzuam regjim me laps dhe votë, mbajtëm leksion në shtëpi dhe në tërë botën. Derisa dikush tentoi të na pengojë, të ndërtojë mosmarrëveshje ndëretnike, duke dërguar porosi të ndyra, duke e mor e marrë parasysh çka mund të shkaktojë, të gjithë së bashku ia dolëm”, tha Zaev duke shtuar se Tetova është shembull për bashkëjetesë në Maqedoni.