Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, z. Zoran Zaev sot vizitoi qytetin e Gostivarit dhe bashkë me Kryetarin e Komunës së Gostivarit njëherit kandidat, z. Nevzat Bejta në sheshin e qytetit mbajtën fjalime para qytetarëve të Gostivarit.

Dua të premtoj mbështetje, tha Zaev, për të gjitha projektet programore të cilat Nevzati i  ka në program. Unë program tjetër edhe nuk pash këtu në Gostivar nga kandidatët për kryetar komunash.

“Qëndroj plotësisht pas programit të Nevzat Bejtës si kryetar I ardhshëm I komunës së Gostivarit. Të nderuar miq, jo rastësisht qëndroj pas Nevzat Bejtës. E dini që në anën tjetër kemi kundër kandidat i cili është ministër në Qeverinë time. E di qe nuk e ka për qejfi edhe kandidaturën dr. Arbeni. Ky fakt për mua është i qartë andaj edhe propozoj të bëjmë marrëveshje në Gostivar. Të gjithë të shohim punët tona. Unë të jem kryeministër, doktori të kujdeset për shëndetësinë, Nevzati të kujdeset për Komunën”, tha Zaev.