Kryeministri Zoran Zaev sot pritet të vizitoj Strugën ku do ti jap mbështetje të madhe kandidatit të BDI-së për kryetar të kësaj komune, Ramiz Merko.

Kryeministri Zoran Zaev nesër së bashku me ekipin e tij të ngushtë do të realizoj takim me qytetarët e Strugës kurse në ora 20.30 do të organizohet tubim në sheshin e qytetit të Strugës.

Kryeministri Zoran Zaev do të kërkoj nga qytetarët e Komunës së Strugës përkrahjen dhe mbështetjen për kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim z.Ramiz Merko, për programin e tij me moton “për një Strugë më të qetë dhe më të sigurt, për një Strugë më të zhvilluar në të gjitha sferat e jetës.”