Sot është ditë e madhe për demokracinë në Maqedoni deklaroi kryeministri i vendit dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev pasi hodhi votën në vendin e tij të lindjes, në Strumicë.

“Sot në rrugën e zgjedhjeve fer, demokratike dhe të lira, qytetarët do e shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe do përcaktohen për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë, do përcaktohen për një shoqëri në të gjithë Maqedoninë – tha kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tha se pret që dita të kalojë me seriozitet brenda kornizave të zgjedhjeve lokale të cilat janë me rëndësi të madhe për vendin.