Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot u takua me ambasadorin e Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë, Olek Sherbak, ku ai e ka shprehur përkrahje për politikat energjike të kryeministrit që e lëvizin Maqedoninë përpara. U paralajmërua edhe përparimi i bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor, kumtoi shërbimi qeveritar për informim.

Në takimin e kryeministrit Zaev dhe ambasadorit Sghçerbak u konstatua edhe se synimet euroatlantike dhe përcaktimet e Republikës së Maqedonisë nuk janë dhe nuk duhet të jenë pengesë për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë dhe Rusisë, posaçërisht që, siç thuhet, që edhe te dy shtetet ekziston qëndrim për sistem të qëndrueshëm të sigurisë në botë që është me rëndësi ndërkombëtare.

Ambasadori rus e ka përshëndetur, siç tha, përkushtimin energjik të kryeministrit Zaev dhe kontributit të tij të madh drejt proceseve demokratike që e lëvizin Maqedoninë përpara. Ka shprehur respekt ndaj politikave të qinqerta dhe konstruktive të kryeministrit dhe të Qeverisë, të cilat, siç tha, çojnë drejt integrimeve euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë, por edhe përparimin e marrëdhënieve me shtetet tjera në sfera me interes të përbashkët për qytetarët e vendeve dhe për paqen në botë.

Заев Шчербак

Bashkarisht u vlerësua se poltikat e hapura dhe të përkushtuara të kryeministrit Zaev de të Qeverisë së re krijojnë kushte për intensifikimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Federatës ruse në sferën e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve, bujqësisë, energjetikës, transportit, bashkëpunimit shkencoro-teknik dhe kulturës, që do të përparohet me bashkëpunim ndërqeveritar dhe ndërparlamentar.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar në realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, BE dhe NATO, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet, mes të cilave edhe me Federatën ruse në nivel parimor demokratik. Jemi të përqëndruar të sigurojmë standard të mirë për jetë për qytetarët, më shumë vende të punës, rroga më të mëdha, zvogëlim të harxhimeve për jetë, Maqedonia është vend bujqësor, me këtë edhe për zhvillim bujqësor të shtetit  dhe në këtë drejtim është e interesuar që të thellohen marrëdhëniet me Federatën ruse, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

I përbashkët është qëndrimi i dy bashkëbiseduesve se bashkëpunimi mes dy shteteve është i mirë dhe në të ardhmen duhet të përmirësohet në nivel të tillë pragmatik dhe miqësor.