Kjo është një fitore e madhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Urime deri tek të gjithë qytetarët për festën e madhe të demokracisë. Patëm zgjedhje demokratike, korrekte dhe të pastra, zgjedhje që janë imazhi i vërtetë i vullnetit të qytetarëve, porositi sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai theksoi se rezultati i raundit të dytë të zgjedhjeve të gjashta lokale ka qenë i pritur dhe se në të qytetarët vetëm e kanë konfirmuar fitoren dhe qartë janë përcaktuar për ndryshime të plota dhe gjithëpërfshirëse, për jetë më cilësore për të gjithë.

“LSDM fitoi në një numër të madh të komunave. Lëvizim në drejtim të vërtetë, ndaj një Maqedonie të drejtë dhe prosperuese ekonomike, shtëpi dhe atdhe të përbashkët, një shoqëri për të gjithë, vendimtare të bëhet pjesë e familjes euroatlantike”, porositi Zaev.

Përmendi se përgjegjësia më e madhe për realizimin e këtyre qëllimeve të përbashkëta i bie përkëtësisht LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit.

Ai tha se kryetarët e zgjedhur, por edhe pushteti qendror menjëherë vazhdojnë me punë.

Lideri i LSDM-së i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së ta rishikojë qëndrimin e tij për mosnjohjen e procesit zgjedhor, sepse, siç tha, ata e dinë se zgjedhjet kaluan në një atmosferë tërësisht demokratike.

“Shpresoj se do të gjeni fuqi të silleni si subjekt përgjegjës politik dhe do të përfshihen dhe do të japin kontribut konstruktiv për reformat. I bëj apel udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së në plan të parë t’i vendosë interesat e qytetarëve”, porositi Zaev.