Lideri i LSDM Zoran Zaev në fjalimi ne tij para Qeverisë sonte theksoi se qytetarët e kanë pritur lirinë.

“Jam njeri krenar që jetojë në një kohë kur Maqedonia demonstroi vullnetin e lirë. Epoka e sherifëve lokal përfundoi”, tha Zaev, përcjell TetovaSot.

Ai tha se tani nuk ka kohë për justifikime, por të përveshen duart, dhe të punohet për popullin, sepse njerëzit e meritojnë atë.

Zaev tha se ata do të dëgjonjnë dhe do të punonjnë në mënyrë transparente, me përgjegjësi. Ai bën thirrje për ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi./TetovaSot/