Në Maqedoni nuk ka vend për parregullsi zgjedhore dhe manipulime. Gjykoj çfarëdo qoftë lloji të dhunës në procesin zgjedhor dhe bëj thirrje në përmbajtje nga çfarëdo qoftë aktiviteti që mund të shkaktojë njollë në zgjedhje. Kemi rrënuar një regjim me stilolaps dhe në politikën tonë nuk ka vend për urrejtje dhe agresion. Kështu edhe do të vazhdojmë. Ne jemi fitimtarë dhe nuk kemi të drejtë, ndërsa kemi detyrim që të shkëlqejnë zgjedhjet, të ketë zgjedhje të pastra  si kristali, porositi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e sontëm në Gjorqe Petrov.

Përmendi se Qeveria dhe institucionet kompetente do të kenë zero tolerancë për tentativë eventuale për shkelje të procesit zgjedhor.

“Askush të mos mendojë që luajë me vullnetin e votuesve. Maqedonia siguron zgjedhje të lira dhe demokratike ku qytetarët pa presion e shprehin mendimin e tyre. Ne ndërtojmë shoqëri demokratike për të gjithë në Maqedoninë evropiane dhe prosperuese. E tillë është tashmë katër muaj, e tillë dhe do të jetë përgjithmonë”, theksoi Zaev.

Kandidati për kryetar të Gjorqe Petrovit, Aleksandar Naumovski tha se në 12 vitet e fundit komuna është fundosur në çdo fushë, nuk ka pasur vend për kopshte, ka pasur mungesë të mbrojtjes shëndetësore dhe është shkatërruar sporti.