Nuk mund të themi si gjithçka është e njëjtë në qytetet dhe fshatrat tona, sepse rrugët janë të shkretuara, ndërsa qytetet dhe fshatrat të shpërnguura nga banorët. Do të bëjmë gjithçka që të tregojmë se fillon jetë e re në qytetet në vend, tha sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga tubimi në Vinicë.

Në fjalim, Zaev paralajmëroi ndryshime, duke theksuar se LSDM-ja me siguri do të fitojë me mijëra vota  dallim dhe kjo do të jetë e qartë që në raundin e parë.

“Më 15 tetor filljmë ndryshimin në të gjitha sferat e jetesës, sepse do të rrëzohet regjimi dhe do të fitojmë me penë”, theksoi Zaev.

Lideri i LSDM-së foli edhe për rezultatet që qeveria aktuale i arriti në katër muajt e kaluar.

U fokusua edhe në miratimin e Ligjit për paga minimale që do të vlejë për 7.000 të punësuar në vend. Paga minimale, kujtoi, do të jetë 12.000 denarë.

“Deri në fund të vitit 2019 paga mesatare në Maqedoni do të jetë 500 euro”, tha Zaev.

I bëri thirrje qytetarëve më 15 tetor të votojnë për jetën në Maqedoni, duke premtuar se vendi dhe pushteti lokal do të jetë servisi i duhur i qytetarëve.

Koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja në tubimin në Vinicë para qytetarëve e paraqiti listën e këshilltarëve për këshillin e ardhshëm të komunës bartës liste i të cilit është Mitko Ilievski.

Foli edhe kandidati për kryetar komune Ivica Dimitrov i cili theksoi se pushteti i ri lokal ka plane reale dhe projekte për rrugët, kanalizimet, ujësjellësat, kopshtet, shkollat dhe terrent sportive.