Fitorja në Novaci është afër, qytetarët edhe nga kjo komunë meritojnë ndryshime, porositi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në tubimin e sontëm në Novaci, dhe kërkoi mbështetje për fitoren e kandidatit Ljube Kuzmanovski në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve.

Vala e ndryshimeve që ndodhi në Maqedoni, tha Zaev, posaçërisht ndikon fuqishëm ndaj mjediseve të vogla rurale ku nuk është lehtë të jesh paralajmërues i ndryshimeve. “Por qytetarët e Novacit meritojnë ndryshime, ndërsa pushteti qendror do të ndihmojë sepse shteti është atdheu i të gjithëve dhe nuk guxon t’i dnajë qytetarët siç e bëri atë pushteti paraprak qendror dhe ai lokal të cilët në Novaci ishon nga VMRO-DPMNE”, tha Zaev.

Ai shtoi se për vitin 2018 janë planifikuar 160 milionë euro për subvencione në bujqësi të cilat do të motivojnë në prodhimtarinë bujqësore dhe plasmanin e prodhimeve bujqësore, dhe paralajmëroi përpunim të një strategjie të posaçme për zhvillim të blegtorisë.

Në tubimin në komunën Novaci, lideri i LSDM-së përkujtoi për efektet nga politikat qeveritare të cilat siç tha, u përkushtohen të gjithëve sepse mjaft pati ndarje në Maqedoni.

Kandidati për kryetar të komunës, Ljube Kuzmanovski para anëtarëve dhe simpatizuesve të LSDM-së dhe Koalicionit paralajmëroi fitore të sigurtë në rrethin e dytë të zgjehdjeve lokale.