Në tre muaj e gjysmë muajt e kaluar  treguam se Maqedonia mund të ketë perspektiva dhe miq. Për tre muaj krijuam miqësi me Bullgarinë e cila tashmë  është përkrahëse dhe aelate e Maqedonisë, e përmirësuam bashkëpunimin edhe me Serbinë dhe ndërtuam marrëdhënie të mira me Greqinë. Duke ndërtuar miqësi që i përkahin tërë bota, ndërtojmë perspektiva për brezat e ardhshme, porositi sonte nga Kriva Pallanka lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

“Për tre muaj e gjysmë arritëm që të stabilizojmë Buxhetin, siguruam para dhe morëm masa të cilat kursejnë buxhetet vendore dhe familjare, kthejnë para tek qytetarët. Premtojmë përkrahje për përforcimin e shtëpive shëndetësore në Kriva Pallankë, kopshte, shkolla dhe qendra për punë sociale si dhe përkrahje  për investime kapitale në këtë komunë”, theksoi Zaev.

Porositi se vjen koha e perspektivave para të gjithash për të rinjtë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe paga më të larta me qëllim që ato të  qëndrojnë në qytetin e tyre.

Para qytetarëve u drejtuan edhe kandidati për kryetar të Kriva Pallankës, Borjanço Micevski, i cili tha se projektet prioritare që do të realizojë janë nga fusha e infrastrukturës, si ajo rrugore, ujësjellës, kanalizime, gazjesllës … .

Comments are closed.