Mbështetje për bujqit, zhvillim të barabartë në mbarë komunën, investime dhe projekte të reja infrastrukturore, paralajmëroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në takimin e sotëm me banorët e komunës Çeshinovë-Obleshevë.

Siç theksoi Zaev, komuna e Çeshinovës – Obleshevës ka popull punëdashës, i cili nuk kursehet në punë dhe dëshiron të jeton në mënyrë dinjitoze.

“Subvencione ka dhe vijnë kohë të vërtetë, atëherë kur më së shumti u nevojiten bujqve. Për dallim prej asaj siç ishte deri më tani subvencionet do të vijnë tek bujqit e vërtetë. Kemi koncept serioz që kjo mbështetje të rritet çdo vit”, tha Zaev.

Ai porositi se duhet të ndihmohen të gjithë pa dallim të përkatësisë së tyre politike ose ndonjë përkatëse tjetër, duke theksuar se kryetarët e ardhshëm të komunave fuqimisht do të angazhohen për konceptin e komunave të cilat do të punojnë për të gjithë.

Lideri i LSDM-së, ju bëri thirrje banorëve të Çeshinovë – Obleshevës në raundin e dytë të zgjedhje të dielën të sjellin ndryshime edhe në këtë komunë.