“Mirëmbrëma Kumanovë, mirëmbërma pishtar i mire i lirisë në Maqedoni i cili është djegur në 26 vite liri ashtu siç ishte në të gjithë historinë tonë maqedonase” me këto fjalë kryetari i LSDM-së, Zoran  Zaev filloi fjalimin e tij para qytetarëve të Kumanovës në mitingun e mbrëmshëm.

Kryetari Zaev tha se i gjithë diversiteti që buron nga qytetarët e shumtë të mbledhur në sheshin e Kumanovës është një simbol i unitetit dhe bashkimit me të cilat qytetarët e Maqedonisë po lëvizin drejt përparimit, të ardhmes dhe jetës për të gjithë në Maqedoni.

“Të bashkuar, shumëetnik, filluam këtu në shumë cikle zgjedhore më parë. Nga këtu fillon shkëndija, do ta zgjerojmë në të gjithë Maqedoninë. Sot kemi një shoqëri të vetme për të gjithë. Jeni krenarë kumanovarë, edhe ju maqedonasit, edhe ju shqiptarët, edhe ju serbët, edhe ju romët, edhe ju boshnjakët, edhe ju vllehët, të gjithë që jeni nga Kumanova. Për atë që keni mbajtur leksion për Maqedoninë të gjitha këto 26 vite pavarësi. Ju adhuroj, sepse meritë e juaja është një shoqëri për të gjithë! Maqedonia multietnike! tha kryetari Zaev.

Zaev konstatoi se në 11 vitet e kaluara, qeveria asgjë nuk bëri për Kumanovën, dhe paralajmëroi se tani këtë e ndryshon Qeveria e re e cila kujdeset për të gjithë qytetarët dhe në atë drejtim do të orientohet edhe kah Kumanova për të ndihmuar në zhvillimin e kësaj komune.

” Do ta vazhdojmë gazifikimin i cili deri tani është realizuar deri në 14 km, të bashkangjitura janë edhe ndërtesat publike dhe godinat komerciale. Vazhdojmë aty ku mbetëm. Në mënyrë direkte do të keni mbështetje nga shteti për zgjidhjen e problemit me ujësjellësin. Për shkak se Kumanova nuk është jashtë Maqedonisë që deri tani të mos i ndihmohej. Për këtë ujësjellës 18.5km, që duhet ta bëjmë nga Kumanova deri në Likovë, do ta zgjidhim së bashku! Kumanova dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë si partnerë! Pas shumë vitesh pa investime kapitale në arsim dhe kopshtet e fëmijëve u përpoq komuna ti mbante, të renovonte me mjete vetanake, duke u përballur me mungesë. Investimet kapitale për arsim dhe kopshte janë në duar të shtetit. Sigurisht ne do të orientojmë fonde të mëdha në investimet kapitale për renovimin e kopshteve të fëmijëve dhe do të ndërtojmë kopshte të reja në Kumanovë. Asnjëherë më nuk do të keni problem me regjistrimin e fëmijëve tuaj në kopshte” porositi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në mitingun e mbrëmshëm në Kumanovë.

Kryetari Zaev i ftoi kumanovarët që të dalin masovikisht në votime për zgjedhjet lokale dhe ta mbështesin kandidatin për kryetar të komunës nga LSDM dhe koalicioni, Maksim Dimitrievskin si dhe listën për këshill komunal.