“Jam krenar që mund t’ju drejtohem drejtpërsëdrejti këtë mbrëmje për t’ju falëndëruar për kurajon dhe qëndrueshmërinë në këto vitet e fundit. Lufta për liri kundër regjimit filloi nga këtu, të nderuar qytetarë të Qendrës. U ngritëm së bashku dhe e sfiduam regjimin. Por ia vlejti. Ne e mundëm atë. Së pari ju në Qendër, dhe pastaj në tërë Maqedoninë”, tha kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në tubimin e Komunës Qendër.

Kryetari Zaev tha se Shkupi do të jetë qytet që do të lidhë qytetarët me rrugë moderne dhe cilësore, të digjitalizuara dhe me sisteme të zgjuara të shërbimit publik, me transport funksional publik dhe trafik të sigurt.

Ne kemi për qëllim të lidhim qytetarët jo vetëm përmes infrastrukturës, por edhe t’i afrojmë ato me njëri-tjetrin. Shkupi është Maqedonia me pak fjalë. Ashtu siç zhvillohet Shkupi, ndërlidhet edhe me tërë Maqedoninë, kështu që njerëzit do të bëhen më të hapur më njëri-tjetrin”, tha kryetari Zaev.

Qytetarëve të komunës Qendër iu drejtua edhe kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai paraqiti programin e tij dhe shpjegoi se si do të funksionojë Shkupi si një qytet që do të punojë për qytetarët.

“Unë dhe ekipi im kemi një vizion të qartë se si Shkupi të bëhet një qytet që do të punojë për ju. Shkupi do të bëhet qytet ku të gjithë do të gjejnë mundësi. Gjithkush do të ketë një shans për të jetuar dhe punuar ashtu si dëshiron. Me mikun tim Sasha Bogdanoviç, do ta rikthejmë gjelbërimin në Qendër. Do ta ndalojmë idenë e çmendur të VMRO-DPMNE-së dhe shëtitoren tek Qendra Tregtare do ta ndalojmë për komunikacion. Në çatinë e QTQ-së do të bëjmë një kopsht të gjelbër”, tha kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Shilegov.

Në fjalën e tij, kandidati për kryetar të komunës Qendër, Sasha Bogdanoviç paralajmëroi se të gjitha parqet ekzistuese do të restaurohen me gjelbërim dhe ku nuk ka gjelbërim sipërfaqet do të vazhdojnë me mbjelljen e drunjve të ri, për të siguruar mjedis më të mirë dhe cilësi më të mirë të ajrit.

“Kemi shpallur një projekt të tillë me kryebashkiakun e ardhshëm Petre Shilegov dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë atë në të gjitha hapësirat e lira. Një park të tillë, së bashku me qytetin e Shkupit dhe kryetarin Shilegov, do ta bëjmë në çatinë e Qendrës Tregtare të Qytetit, e cila është mbyllur deri tani. Ajo do të jetë e hapur ku qytetarët mund të argëtohen lirisht,” tha Bogdanoviç.