Ndërtimi i digës në lumin Otinja, gazifikimi i Shtipit, pishina e mbyllur dhe projektet infrastrukturore që janë në mënyrë  decide të numëruara në programin e VBllagoj Boçvarovski duhet t’i realizojmë. Këtë sot e theksoi lideri i LSDM-së, Zorab Zaev, i cili së bashku me kandidatin për kryetar të Shtipit nga LSDM-ja, Bllagoj Boçvarovski kishin takim me qytetarët në lagjet e Shtipit, Karaorman, Senjak, Nadselje dhe në disa fshatrat në komunën karbincë.

“Ajo që është risi shtesë në rrethin e dytë të zgjedhjeve është se ne jemi bashkë më të fuqishëm me VMRO Partinë Populore, së bashku me ju është Nikolla Tasev, anëtari i Komitetit ekzekutiv të VMRO-PP. Koalicioni është konfirmuar në nivelin qendror dhe qëndrojmë bashkë në këtë koalicion”, tha Zaev.

I pyetur për daljen nga koalicioni qeveritar të Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës, Zaev tha se LSDM-ja e konfirmon koalicionin e saj me BDI-së dhe shtoi që të respektohen marrërveshjet e komunikuara para fushatës për zgjedhjet.

“Pushteti lokal është ndryshe nga ai qendror dhe është shumë legjitime që Zijadin Sela dhe PDSH-ja për reforma ose siç e quan ai Aleanca për Shqiptarët ka hyrë në koalicion me BESË-n. Unë nuk ka, problem me këtë, pash se diku me strukturat drejtuese edhe të VMRO-DPMNE-së, siç është në Gostivar dhe kam mirëkuptim. Me siguri janë dakorduar për programin në nivel lokal dhe kjo është në rregull. Ne jemi me BDI-në në koalicion dhe i mbështesim kandidatët në ato komuna dhe nga këtu nuk shikoj asgjë se kjo mund të ndikojë, përveç nëse Zijadin Sela dhe partia e tij nuk vendosin për ta braktisur. Mua më vjen, mirë, ai e konfirmoi atë se qëndron në Qeveri dhe kështu vazhdojmë më tutje”, tha Zaev.