“Kryetari i ri edhe Këshilli i ri i komunës së Kratovës të punojnë në interes të qytetarëve, të jenë shërbim për ta dhe me kujdes t’i dëgjojnë qytetarët, sepse nuk ka krenari më të madhe se sa qytetarë të lumtur dhe të kënaqur, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e mbrëmshëm në tubimin qytetar në Kratovë.

Para qytetarëve të Kratovës, kryetari Zaev i bëri thirrje qeverisjes lokale të punon në mënyrë jo selektive dhe në interes të të gjithë qytetarëve, sepse vetëm ashtu mund të pritet zhvillim dhe përparim i qytetit.

“Po lë amanet për qeverisjen lokale, edhe për përfaqësuesit e qeverisjes qëndrore, këtu në Kratovë, por edhe juve qytetarëve. E sollët lirinë, e merituat dhe krenohuni, por njëkohësisht e sollët lirinë edhe për ata që nuk votuan për ne. Edhe për ata bashkëqytetarët tanë që nuk e kishin aspak të lehtë. Detyra jonë është të hapim kapituj të ri këtu në Kratovë. Kratova, do të ecë përpara vetëm e bashkuar me të gjithë qytetarët. Njëkohësisht, e keni fjalën time dhe fjalën e ekzekutivit. Do ju mbështesim, që të gjithë të krenohemi me Kratovën. Dua edhe njëherë që ta japim fjalën. Me të vërtetë kjo është një faqe e re, një kapitull i ri për Kratovën. Por mos harroni, të ndarë mund të ngecim në zgjidhjen e problemeve, të bashkuar mund të ngadhnjejmë në shumë sfida të përditshme, çdo muaj, çdo vit.” Tha kryetari Zaev.