-Besoni, do të fitojmë edhe në Gazi Babë, edhe në Shkup, edhe në të gjithë Maqedoninë. Shkaku që jemi bashkë, shkaku që jemi unik. Edhe ky regjim që i ka malltretuar me vite qytetarët e komunës së Gazi Babës do të bie, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në tubimin që u mbajt mbrëmë në sheshin e Maxharit.

-Gazi Baba është një nga komunat më të dobëta dhe me infrastrukturë më të pa organizuar. E palejueshme është që të mos ketë ujë të pijshëm, të futemi në baltë, ë shekullin e 21-të. Deri kur do të presim? E kemi armën tonë më të fortë, në liri ajo është vota jonë. Të nderuar qytetarë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serb, boshnjakë, vlleh, duhet t’i votojmë ndryshimet, nuk është i plotë Shkupi pa Gazi Babën, vetëm kështu, Shkupi do të jetë i mirë dhe do të ecë përpar, rrethoni numrin 19 në zgjedhjet lokale, bëri thirrje kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në tubimin e Gazi Babës foli edhe kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës Borçe Georgievski dhe kandidati për kryetar të Shkupit, Petre Shilegov, të propozuar nga LSDM dhe partnerët e koalicionit.

-Shëndeti jonë, shëndeti i fëmijëve toë, nevoja për ujë dhe ajër të pastër janë detyrimi jonë i shenjtë dhe gjithashtu obligim. Jap fjalën që deri në vitin 2018 do ta filloj gazifikimin edhe atë nga ato vende ku edhe do ta zvogëlojmë ndotjen por edhe do të sigurojmë edhe energji më të lirë për familjet, paralajmëroi kandidati për kryetar të Shkupit, Shilegov.

Kandidati për kryetar të komunës, Georgievski paralajmëroi ndërtimin e shkollave, kopshteve, urës për këmbësorë, asfaltimin e rrugëve, kanalizimin, gjithçka që i bën vendbanimet e Gazi Babës të dallohen nga qyteti pa kushte minimale për jetë.

-E njoh çdo mangësi të komunës, kam zgjidhje për problemet, Gazi Baba do të jetë komunë moderne dhe bashkëkohore, me krenari do të thëmi “unë jetoj në Gazi Babë”, mbështetni ndryshimet edhe në komunën e Gazi Babës, bëri thirrje Borçe Georgievski në tubimin që u mbajt mbrëmë në këtë komunë.